PAMJET/ Pëllumb Seferi: Jemi këtu, pranë qytetarëve, jo vetëm për fushatë, por për çdo ditë!

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi, ka vijuar edhe këtë të enjte takimet me qytetarë të kryeqytetit.

“Takimet me qytetarët vazhdojnë çdo ditë, në çdo rrugicë të zonës. Dëgjojmë nga afër hallet, shqetësimet dhe bisedojmë me njërëzit për një të ardhme më të mirë.

Jemi këtu, pranë tyre – jo vetëm për fushatë, por për çdo ditë!

Tirana Meriton më Shumë! Shqipëria Meriton më Shumë!”, shprehet Seferia në komentin bashkëngjitur pamjeve të publikuyara në rrjetet sociale nga takime me qytetarët.