Pëllumb Seferi takim me drejtuesit e ekipit të lëvizjes "Qëndresa Qytetare": Jeni një shtysë e fortë në fushatën time

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi, ka vijuar edhe këtë të mërkure takimet me drejtues ekipit të "Qëndresa Qytetare".

"Kisha kënaqësinë të shkëmbejë mendime me drejtues ekipit të "Qëndresa Qytetare" lidhur me atë çfarë është në interes të komunitetit, në interes të banorëve.

Çështjet e ngritura nga kjo lëvizje gjatë viteve të aktivitetit të tyre kanë qenë një shtysë e fortë në fushatën time. Mbi të gjitha, dinjiteti i kujtdo mbetet i rëndësishëm, sidomos nga politika, që ka përgjegjësi të shmangë arrogancën ndaj qytetarëve dhe të ndërtojë kulturën e llogaridhënies.

Mirënjohje për çdo kauzë që kjo Lëvizje ka ngritur dhe mbrojtur për të kthyer qytetarin në qendër të angazhimit të atyre që drejtojnë apo kërkojnë votën", shprehet Seferi.