Balliu takim në Njësinë 3: Varfëria ka arritur kulmin, paketa e dhembshurisë është një emergjencë kombëtare

Drejtuesi politik i Njësisë 3, njëherësh dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Klevis Balliu zhvilloi sot një takim me banorët e kryeqytetit

MESAZHI I BALLIUT

Sot me qytetarët e njësisë numër 3, paketa e dhembshurisë një emergjencë kombëtare.

Paketa e dhembshurisë është një emergjencë kombëtare, pasi varfëria ka arritur kulmin.

Njësia 3 është një nga zonat më të goditura në këtë aspekt.

Në programin e Partisë Demokratike në 100 ditët e para ndryshimi do të jetë thelbësor:

•Rroga mesatare 1200 €.

•Minimumi jetik 200€.

•Rroga minimale 500€.

•Pensioni minimal 200€.

•Ulja e çmimit të naftës deri në 40%

Këto janë vetëm hapat e parë të një ndryshimi që tanimë është jetik për xhepin e shqiptarëve.

Voto numrin 1️⃣ në 11 Maj.