Këlliçi denoncon një skandal zgjedhor: Punonjësit e UKT nuk marrin shpërblim për shtesat

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi denoncon një tjetër skandal zgjedhor, punonjësit e UKT nuk marrin shpërblim për shtesat.

"Prej tre muajsh punonjësve të UKT-së në mënyrë të paligjshme u është refuzuar paga e plotë, duke e reduktuar atë me 40 mijë lekë.

Arsyet s’mund t’i kërkojmë askund tjetër përveçse në “nevojën” qeveritare dhe partiake për të paguar rrogat fiktive të militantëve para zgjedhjeve, dhe e gjithë kjo në kurriz të faturuesve dhe punëtorëve të thjeshtë.

Ky turp diskriminues dhe antiligjor duhet të marrë fund. Administrata e UKT dhe të gjitha institucioneve të tjera nuk mund të përdoret si hambar votash.

Pasojat për këto praktika antidemokratike i vuajnë qytetarët, jo vetëm nga abuzimi me buxhetin dhe gërryerja e demokracisë por edhe drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit që marrin në infrastrukturë dhe shërbime", shprehet ai.