Xhixho takime në zonën e Medresesë: Pas 11 majit model të ri ekonomik - ulim taksat, çmimin e naftës dhe të energjisë elektrike
Zëvendëspresidentja e Partisë Lirisë Erisa Xhixho përmes rrjeteve sociale njofton se gjatë ditës së sotme ka vijuar takimet me banorët e zonës së Medresesë Në Tiranë, takime këto në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Ja çfarë thotë Erisa Xhixho
Sot në Medrese, aty ku çdo ditë ndihen gjithnjë e më shumë pasojat e mungesës së fuqisë blerëse, fuqisë punëtore dhe vështirësitë që përballen bizneset e vogla.
Pas 11 majit, do të rikthejmë shpresën me një model të ri ekonomik që u shërben çdo qytetari dhe biznesi: ulim taksat, çmimin e naftës dhe të energjisë elektrike.
Taksat lokale nuk do të kalojnë 1% të xhiros vjetore. Do të rrisim pagat dhe pensionet, duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë shqiptare.
Është koha për të votuar për ndryshim!
VOTO NR. 1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – për Qarkun Tiranë

