VIDEO/ Rama ironizon deklaratat e Berishës për debat publik
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot përmes bufit të kënetës deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Rama publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e Berishës, i cili e fton për debat publik.
Në një komunikim live në rrjete sociale për mes rubrikës “Sy m’sy”, Rama sqaroi dje se debatin publik ka vite që e bën përditë.
“Me cilën opozitë do të bëj debatin publik? Kam vite që e bëj debatin publik përditë e përditë. Debati publik është në sytë e të gjithëve. Për çfarë debati publik e ke fjalën, për cilën opozitë? Nuk e kuptoj këtë”, iu përgjigj Rama një komentuesi në rrjetet sociale.
Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.

