Nga Aleanca për Teatrin te Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Adriana Kalaja kërkon votëbesimin e qëytetarëve të Tiranës më 11 maj
Në prag të çeljes së fushatës elektorale Adriana Kalaja kandidate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka publikuar dhe posterin e saj elektoral ku kërkon votëbesimin e qytetarëve të kryeqytetit në garën e 11 majit.
Avokatja e njohur dhe denoncuesja e palodhur e aferave korrutive kryesisht në Bashkinë e Tiranës dhe aktivistja e shoqërisë është pjesë e listës së hapur të kandidatëve të Partisë Demokratike, e cila tashmë përfaqësohet nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Kush është Adriana Kalaja?
E lindur dhe rritur në Tiranë, nga një familje e thjeshtë por me tradita dhe parime morale, prindërit e saj kanë ushqyer tek ajo dashurinë për Tiranën dhe identitetin e saj, vlerësimin për historinë qindravjeçare të saj, si edhe vlerat e larta për të qëndruar në krah gjithmonë të atyre, që kanë nevojë dhe të pamundurve.
Nuk ka ndonjë qytetar të Tiranës dhe të rrethinave, që të mos ketë provuar “Kafen e Rremës”, të babait tim të ndjerë të saj.
Kalaja ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, Dega Financë në vitin 1987 dhe në 2010 Fakultetin e Drejtësisë, Dega Juridik.
Kalaja ka deklaruar më herët se ka investuar në rritjen e saj profesionale dhe sot disponon 4 liçenca, atë të Avokatit, të Kontablit të Miratuar, të Ekspertit Fiskal dhe të Ndërmjetësit.
Po kështu, ka ushtruar profesionin e mësimdhënies në degët bazë të Financës dhe Ekonomisë për vitet 1998-2009.

