VIDEO/ Pëllumb Seferi dhe Lulzim Basha në ekspozitën “Ikonat e Opiumit”
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi, së bashku me kreun e kësaj force politike, Lulzim Basha, mori pjesë në ekspozitën “Ikonat e Opiumit”, e përgatitur nga një grup studiuesish të drejtuar nga dr. Doan Dani.
MESAZHI I SEFERIT
Ekspozita “Ikonat e Opiumit”!
Kisha kënaqësinë të vizitonim së bashku me liderin e Koalicionit Euroatlantik z. Lulzim Basha ekspozitën “Ikonat e Opiumit” e përgatitur nga një grup studiuesish të drejtuar nga dr. Doan Dani.
Përmes një përzgjedhje ilustrimesh të publikuara në shtypin e përditshëm dhe periodik komunist, ekspozita paraqet një perspektivë të funksionimit, të përdorimit dhe të komunikimit të grafikës antifetare, por edhe të ateizmit të regjimit komunist shqiptar i ndarë në tre dekada.

