“Shqiptarët nuk harrojnë”, Klevis Balliu: Më 11 maj do të japin ndëshkimin e tyre me votë

Përmes një video në rrjet, drejtuesi politik në Qarkun e Tiranës për Aleancën Shqipëria Madhështore, Klevis Balliu, ka deklaruar se Edi Rama mbushi xhepat e vet me pallatet e korrupsionit.

“Të të akuzojë Edi Rama si dhunues të qytetarëve, është njësoj sikur të të akuzojë Hitleri për racizëm. Kush i dhunoi banorët e 5 Majit? Kush i dhunoi banorët e Unazës së Re? Kush i dhunoi artistët te Teatri? Kush i dhunoi banorët e Bregut të Lumit?

Vetëm Edi Rama! Dhe për çfarë? Për të mbushur xhepat e vet me pallatet e korrupsionit aty ku ishin shtëpitë e qytetarëve. Shqiptarët nuk harrojnë. Më 11 maj do të japin ndëshkimin e tyre me votë.”