Dikur mik i Ramës/ Ish-kryebashkiaku i PS, Elvis Roshi, sot kërkon vota për PD-në

Ish-kryebashkiaku i socialistëve në Kavajë, Elvis Rroshi, ka dalë zyrtarisht në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Roshi ka publikuar posterin e kushëririt të tij Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Kujtojmë se Roshi kur drejtonte bashkinë Kavajë ka qenë i etiketuar me akuza nga Sali Berisha, dhe një prej denoncimeve kreu i PD e ka cilësuar si kreun e bandës së Kavajës që në një rast ka bashkëpunuar me Shullazin.

Por disa vite më vonë përplasjet mes tyre mesa duket janë përmbysur në bashkëpunim, ku sot Berisha i kandidon për deputet djalin e xhaxhait, ndërsa Roshi kërkon vota për të.

Ish-kryebashkiaku i Kavajës është nën hetim nga SPAK pasi dyshohet për fshehje të pasurisë dhe mos justifikim të saj.

Dikur mik i Ramës/ Ish-kryebashkiaku i PS, Elvis Roshi, sot kërkon