MUHABET BURGU/ Erioni xheloz për Ajolën, zbardhet përgjimi: Pse Mandi shoferi, duhet të pyesë Olsin kur do shkojmë në Qerret?
Mes shumë bisedave të përgjuara dhe të publikuara këto ditë në media, rezulton një fragment ku nga kabina e paraburgimit të Durrësit, Erjon Veliaj, flet me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, vëllain dhe personazhe të tjerë, të cilëve u jep detyra dhe orienton mbi formën se si duhet të sillen dhe qasjen që duhet të mbajnë në publik, lidhur me rastin e arrestimit të tij.
Në mjaft biseda radhitet dhe komunikimi mes dy bashkëshortëve të vënë nën hetim nga SPAK, Veliaj-Xoxe, ku dukshëm kryebashkiaku i Tiranës pasi ka lexuar vendimin mbi 300 faqe të Gjykatës së Posaçme, ka parë aty disa mesazhe dhe dëshminë e një shtetasi të quajtur Marsel, i cili më parë ka shërbyer si shofer personal i Ajola Xoxes.
Në bisedën e përgjuar nga SPAK, Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit, i shprehet Ajolës edhe për arkitektin Ols Efthimi, për të cilin i thotë se: “...pse Mandi (ish-shoferi Ajolës) duhet të pyesë Olsin “...kur do dalim, kur do shkojmë në Qerret, kur do zbresësh lart, kur do ikësh poshtë...”.
Por Ajola Xoxa, i thotë se këto mesazhe janë dërguar duke nënkuptuar për tarracën që po rregullonte dhe më pas ajo Ajola e pyet Veliaj: “...pse pyet...?, se çfarë muhabeti është ky që më bën...”.
Më pas Erjon Veliaj e pyet nëse i ka dhënë dorën prokurorit ditën e paraqitjes (e premte) por Ajola i thotë “Jo”. Për këtë gjë, Erioni flet me një gjuhë fyese duke i thënë se ai është qelbësirë dhe se nuk e meriton t’i japësh dorën, t’i flasësh me mirësjellje.

