VIDEO/ Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri thirret në SPAK

Kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike Jonaid Myzyri është paraqitur në orët e para të kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.

Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e kësaj seance, mendohet se temë e dëshmisë do të jenë prokurimet e firmosura nga ky i fundit.

Kujtojmë se GJKKO më herët ka urdhëruar të hetohet kreu i KPP-së, 4 anëtarë të saj dhe roli i Beqajt dhe Shkëlqim Canit.

Lidhur me veprimtarinë e dyshimtë të kreut të KPP-së, në media është raportuar më herët se si Jonaid Myzyri ka dhënë disa vendime në favor të kompanive “Alko Impekst General” dhe “Alko Impeks”, në pronësi të Arbër Abazit.

Dyshimet janë ngritur mbi aludimin se para emërimit në krye të KPP-së, Jonaid Myzyri ka punuar si jurist pikërisht te “Alko Impeks”.

Po ashtu, kujtojmë se në janar të këtij viti qeveria ka hapur garën për ta zëvendësuar Myzyrin, proces që ende nuk ka ndodhur.