FOTO+PËRGJIMET E REJA NGA BURGU/ Skema “2 mln euro” këshillohet nga Mero - Si u publikua lajmi në një media anonime dhe më pas u fshi

Skema "Veliaj" këshillohet nga Mero. Është dëshpëruese. 

Mero në përgjime i thotë të dalin lajmet, pastaj të flasin dëshmitarët dhe pastaj të flasë Veliaj.

FOTO+PËRGJIMET E REJA NGA BURGU/ Skema “2 mln euro”FOTO+PËRGJIMET E REJA NGA BURGU/ Skema “2 mln euro”

Pas këshillës së Meros, ka dalë lajmi “Përgjimet/Ols Dado mori 2 milionë euro për të sajuar dosjen për Veliajn” dhe më pas është fshirë. Lajmi del në një protal që përdoret për shantazhe, denigrime, fyerje ndaj gazetarëve që thonë të vërtetën.

FOTO+PËRGJIMET E REJA NGA BURGU/ Skema “2 mln euro”

Ndërkohë tezat për lidhje greke janë përdorur dhe nga Mero sipas porosive nga burgu i Durrësit. Në media doli lajmi, por më pas është fshirë. Paralel prodhoheshin lajme për gjyqtarin Engert Pëllumbi. Por në përgjime del çështja e prokurorit Dado.

FOTO+PËRGJIMET E REJA NGA BURGU/ Skema “2 mln euro”

FOTO+PËRGJIMET E REJA NGA BURGU/ Skema “2 mln euro”

FOTO+PËRGJIMET E REJA NGA BURGU/ Skema “2 mln euro”

Në përgjime del dhe Bollino, i cili e mohon të ketë lidhje me portalin. Por harron të thotë se numrin e gazetarëve të tij ua jep biznesmenëve që të flasin kur sulmohen nga ky portal.

Erioni komunikon me Arbrin dhe Meron. Lidhja Mero-Carlo-Arbër është e provuar. Gjithashtu dhe lidhja Mero-Erion-Carlo është e provuar. Erioni kërkon lajmin. Lajmi del në një portal që nuk i del kush për zot, se e dinë që përfundojnë pas prangave. Skema vazhdon.

Shkrimi është fshirë, por linku i fshirë është administruar nga SPAK-u. Linku është fshirë pasi tre dëshmitarët, Alban Dokushi, Myslym Murrizi dhe Isuf Berberi janë thirrur në SPAK.

Prandaj Mero Baze të qetësohet. Gjithashtu të qetësohet dhe Carlo Bollino. Ne e dimë që janë të mërzitur se iu rrodhën përgjimet dhe po dalin, ashtu siç kërkonte vetë Mero. Tani nuk kanë pse mërziten.

Problemi nuk është se mbrojnë Veliajn, as se sulmojnë ndonjë prokuror apo gjyqtar, nuk është ky problemi. Problemi është vepra penale, bashkëpunimi për të kërcënuar prokurorët dhe gjyqtarët. Problem është shpifja dhe fyerjet që kanë bërë ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Fillimisht me media anonime pastaj duke dalë ballazi, të porositur nga qelia e Durrësit.

CNA.AL premton se do të sjellë të tjera fakte për përgjimet dhe skandalet e Erion Veliajt.

"Ashtu siç raportuam dhe dje nuk do t’i përgjigjemi asnjë sulmi, as të Meros, as të Carlos, as të paburrave të tyre që nuk dalin me emra, mercenarëve të tyre në media anonime.

Koha vonon po nuk harron. E vërteta do dalë deri në fund me çfarëdo kostoje.

Ata që kanë shkelur ligjin duhet të mbajnë përgjegjësi pasi nuk kemi të bëjmë me disa gazetarë që shprehin opinionin e tyre, kemi të bëjmë me mercenarë që urdhërohen nga një njeri me 3 akuza të rënda në burg. E kanë bërë në bashkëpunim, a thua se janë një grup i strukturuar kriminal në media.

Ne do vazhdojmë të publikojmë përgjimet, ju vazhdoni “hani gjizë” të çfarëdolloji se iu bën esëll", shkruan CNA.al.