Dosja e përgjimeve/ Një “Babale” nga Mero Baze

Sot CNA publikoi se si Erion Veliaj nga burgu i Durrësit shpikte një skemë me tre dëshmitarë, të cilët sipas tij ishin ofruar dhe kishin dijeni se dikush kishte kërkuar 2 milionë euro, aq sa ishte shuma që ishte paguar për arrestimin e Veliajt.

Në fakt ka një skenar “Babale”. Asnjë ndryshim. Erion Veliaj nga burgu kërkon këshilla çfarë të bëjë dhe Mero Baze ka një përgjigje. Duket si dëshpëruese, por këshillon: të dalë lajmi, më pas të dalin dëshmitarët dhe pastaj të flasë ai dhe kështu ndodh. Del lajmi, por pasi janë thirrur të tre dëshmitarët në SPAK, Alban Dokushi, Myslym Murrizi dhe Isuf Berberi, lajmi fshihet. Zhduken të gjitha.

Nuk dihet çfarë kanë thënë personat në SPAK, por të paktën Myslym Murrizi thotë që: S’kam pasur asnjë dijeni për këtë çështje.

Skema “Babale” sot trajtohet sërish nga Mero Baze, i cili në fashikujt e përgjimeve ka spektakle të tjera, që do ta nxjerrin më shumë sesa një këllirë mediatike.

Megjithëse shpesh kur shkonte te oborri i PD-së, fjalia që thoshin ndaj tij ishte: Erdhi ky kokëpalari. Gjithsesi këto çështje ne si CNA nuk duam t’i trajtojmë dhe siç e kemi premtuar, nuk do i kthejmë kujt përgjigje. Por skemën “Babale” do ta zbardhim.

Mero Baze sot thotë se e ka bërë Saliu të gjithën. Ndoshta mund ta kishte bërë dhe Saliu, por si ka mundësi që në përgjim Erion Veliaj i thotë bashkëshortes së tij Ajola Xoxa që këtë gjë t’ia thotë Ramës dhe t’i betohet për kokë të Erionit që është e vërtetë.

Dosja e përgjimeve/ Një “Babale” nga Mero Baze
Mero Baze

Si e ka bërë Sali Berisha, kur Erion Veliaj ia thotë gruas së tij që t’ia thotë kryeministrit dhe t’i betohet? Jo, e vërteta është një dhe vetëm një. Është ideuar nga Erion Veliaj, i është thënë bashkëshortes së tij, i është thënë vëllait të tij nga vetë Erion Veliaj. I është kërkuar mendim Mero Bazes dhe Mero Baze dhe pse e ka quajtur dëshpëruese ka dhënë dhe skemën si duhet të funksionojë.

Rama e ka refuzuar në mënyrë absolute dhe doli një shkrim, i cili më pas u fshi, por çështja u ndal. Ndoshta nga qëndrimi i kryeministrit, por që skemën “Babale” e ka ideuar nga burgu vetë Erion Veliaj, për të shpikur se do jepeshin 2 milionë euro për prokurorin Ols Dado. Pa folur për çështjen e Engert Pëllumbit, që mund të ketë rrjedhur nga vetë burimet e Erion Veliajt në Syri TV, median që e quajnë të familjes Berisha.

Po, ka njerëz te Syri TV të lidhur me Erion Veliajn dhe kjo ka qenë skema, në dy rrugë. Njëra rrugë që Ols Dado kërkonte 2 milionë euro, nga ana tjetër që do t’i jepeshin Engertit, gjyqtarit. Të dyja rrugët vijnë nga e njëjta linjë.

Mos të harrojmë faktin që Erion Veliaj dhe njëherë ia thoshte bashkëshortes dhe të vëllait, e para t’i lutej kryeministrit, kurse i dyti dihet roli i tij në media, si paguan, si i blen dhe si vepron. Ndaj është e qartë, kush e gatoi skemën “Babale” dhe kush ishin ushtarët e tij.

Nuk ka ndonjë ndryshim nga Ervin Salianji, ai e gatoi “Babalen”, gazetari ishte një kolegu ynë, i cili në fakt ra viktimë. Kurse në rastin “Babale” të Erion Veliajt, Mero Baze dhe Carlo Bollino nuk janë viktima, ata e bëjnë me vullnet të plotë, e deklarojnë dhe publikisht: Po, ne e mbrojmë hajdutin se kemi 20 vite që njihemi.

Megjithëse për të tjerat, për marrëdhëniet e tyre nuk po shkojmë më tej. Dikush do të luajë rolin e këllirës në media, le të vazhdojë ta bëjë, por e vërteta është se ka një “Babale” ku është përfshirë dhe Mero Baze. Dirigjuesi është Erion Veliaj.

/ CNA.al