Këlliçi i përgjigjet videomontazhit të Ramës: E keni vënë re që e ka humbur kohët e fundit?

Drejtuesi politik për Tiranën në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me videon që kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Tek kjo e fundit e shpërndarë prej Ramës dëgjohet Këlliçi teksa flet për premtimin e bërë nga lideri i PD, Sali Berisha, moment ky i montuar me reagimin e qytetarëve të pranishëm në takim.

Mirëpo, nuk ka vonuar shumë edhe përgjigjja e drejtuesit politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi, i cili tregon të vërtetën e video-montazhit të Ramës.

E keni vënë re që e ka humbur kohët e fundit?! Edhe më keq do bëhet, por Shqipëria do bëhet më mirë pa të. Rama ik”, shkruan Këlliçi, ndërkohë bashkëngjit edhe videon me reagimin e qytetarëve.