Monitorimi i zgjedhjeve/ Taulla: Zgjedhjet janë cikël, KRIIK ka nisur vëzhgimin e disa zhvillimeve
Dritan Taulla nga KRIIK në një intervistë në Ora News u shpreh se zgjedhjet janë cikël dhe se KRRIK ka nisur vëzhgimin e disa zhvillimeve.
Taulla: Ne nuk është se e shkëpusim në asnjë moment aktivitetin tonë që lidhet me integritetin e zgjedhjeve.
Sepse zgjedhjet janë shumë më tepër sesa dita e zgjedhjeve, edhe sesa fushata madje.
Zgjedhjet përfshijnë edhe pjesën mbrapa, ka element qoftë edhe zyrtar mbrapa që ne i ndjekim siç është edhe auditimi paszgjedhor, siç është raportimi dhe mbikëqyrja e financave të partive politike që mund të zgjasin edhe deri në një vit pas zgjedhjeve.
Kemi edhe elementë të tjerë shumë të rëndësishëm siç është ndryshimi i kuadrit ligjor në lidhje me zgjedhjet ku KRRIK ka qenë gjithmonë i angazhuar.
Pra për ne zgjedhjet janë cikël.
