Berisha homazhe në nder të Margarita Xhepës: Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 12:13
Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi homazhe në nder të aktores Margarita Xhepa.
Berisha u shpreh se Margarita Xhepa do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare.
Berisha: Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar.
Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.
Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare.
