Blushi homazhe në nder të Margarita Xhepës: Do mbetet përjetë e paharruar në memorien e artit tonë dhe të gjithë artdashësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 13:43
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi zhvilloi homazhe në nder të aktores Margarita Xhepa.
Postimi i Blushit:
Ylli i papërsëritshëm i skenës dhe kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa do të mbetet përjetë e paharruar në memorien e artit tonë dhe të gjithë artdashësve.
Nderim me përulje dhe mirënjohje të thellë për kontributin e vyer për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, si dhe për trashëgiminë e jashtëzakonshme dhe unike që Margarita Xhepa mjeshtërisht u la brezave të artistëve të rinj!
