Berisha: Veliaj duhet të jetë me organizatë kriminale, familjare dhe bashkiake, i ka të dyja

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se Erion Veliaj është aty ku është, për krimet e rënda, kjo nuk ka diskutim.

Berisha: Së pari, nga publikimet e tij, del mirëfilltas një shpellë intrigantësh, njerëz të inkriminuar që i fusin thika njëri-tjetrit.
Tani, që Erion Veliaj është aty ku është, për krimet e rënda, kjo nuk ka diskutim.

Por Erion Veliaj duhet të jetë me organizatë kriminale, familjare dhe bashkiake, të dyja. I ka të dyja.

Por që me Erion Veliajn, t’i organizohen kurthe nga ministra, kjo është makbethiane, pak të themi por është makbethiane.

Lëre që e regjistrojnë nga të gjitha anët, dhe pastaj Uluziu... a e morët vesh ju kush është Olsi? Olsi është Uluziu... absolutisht.

Olsi i Altin Hajrit, i dy kostumeve, merrja pak masën, ai e bëri punën mirë, prandaj merrja masën për dy kostume.

Tani, burime 100 përqind të sigurta më informojnë se nuk bëhet fjalë as për Olsi Çelës, as për Olsi Dadon, por për Uluziun.

Kështu që komentet e mia për përgjimet e Erion Veliajt dhe mesazhet e tij tregojnë se kemi të bëjmë me një grup mafioz me pushtet që nuk kanë asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë normë.