VIDEO/ Goli i Ernest Muçit nuk mjafton, Besiktas eliminohet nga Kupa e Turqisë…
Aventura e Ole Gunnar Solskjær te Besiktas në Kupën e Turqisë përfundoi në çerekfinale. Goztepe do të përballet me Trabzonspor në gjysmëfinale të turneut, pasi ka mundur Tupras Stadyumu në Stamboll me një rikthim të pastër 1-3.
Ishin bardhezinjtë ata që kaluan në avantazh, falë golit të shënuar në gjysmë ore nga sulmuesi shqiptar i Kombëtares kuqezi Ernest Muçi. Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e kaluara, sot ka ardhur goli në Kupën e Turqisë. Saktësisht, Muçi u kthye te goli pas dy muajsh thatësirë, pasi për herë të fundit kishte shënuar po në Kupë në fillim të muajit shkurt.
Ndeshja, e cila dukej se ishte në rrugën e duhur, megjithatë ndryshoi pas gjashtë minutash, kur arbitri përjashtoi mbrojtësin e vendasve Sanuc për një faull të lojtarit të fundit, duke e lënë Besiktas me dhjetë lojtarë në fushë.
Në minutën e 38-të vjen goli i barazimit nga Romulo Cardoso, i cili në pjesën e dytë, duke përfituar edhe nga epërsia numerike, shënoi edhe dy gola të tjerë në minutën e 79-të (nga penalltia) dhe në minutën e 81-të, duke realizuar “hat-trick”-un e tij personal.
Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Konyaspor dhe Galatasaray, ku ky i fundit ka eliminuar dje rivalët e tyre Fenerbahçen, duke shpërthyer zemërimin e Mourinhos.
Ernest Muci with a nice finish.
— Illyrian Footy ???????? (@IllyrianFooty) April 3, 2025
What a player! So lucky to have him! pic.twitter.com/0XwRo5tvtY
