Respublika fiton gjyqin kundër Erion Veliaj: Ndërtimi i rrugës “Hajdar Kërçiku” i paligjshëm

Fitore e rëndësishme ligjore për qytetarët dhe trasparencën!

Pas një beteje të gjatë dhe të ndërlikuar ligjore, Qendra “Res Publica” arriti një tjetër fitore kundër Bashkisë Tiranë. Gjykata rrëzoi vendimin për ndërtimin e rrugës "Hajdar Kërçiku" në zonën TR/7, duke shpallur të pavlefshëm Planin e Detajuar Vendor (PDV) të miratuar nga Bashkia.


Gjykata konstatoi shkelje ligjore: Kryetari i Bashkisë ka tejkaluar kompetencat e tij. Vendimi është marrë në kushtet e konfliktit të interesit, duke pasur lidhje familjare me pronat që do të përfitonin nga ndërtimi i rrugës. Plani i Detajuar Vendor është miratuar në shkelje të procedurave ligjore dhe pa konsultim publik.

Ky projekt do të privilegjonte vetëm disa parcela ndërtimi (një nga të cilat me lidhje familjare të Kryetarit të Bashkisë), duke rrezikuar zhvillimin e shumë pronave të tjera me potencial për t’u shpallur monument kulture.

Kjo fitore është një hap tjetër për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe ligjshmërisë në vendimarrjen publike. Mirënjohje për Lindita Çokun dhe Shoqninë Tirona Autoktone për mbështetjen e tyre të çmuar!