Nga arti në politikë/ Ilirjani shpjegon pse kandidon me PD-në: Nuk dua që të më largojnë nga vendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 21:23
Përmes një interviste në Ora News, aktorja dhe tashmë kandidatja për deputete në listat e PD-së, Julia Ilirjani tha se erdhi koha për të dhënë kontributin e saj.
Ilirjani: Unë kam qenë gjithmonë e djathtë, edhe pse në vendin tonë politika nuk është aq e prerë. Unë i përkas brezit të viteve ’90 iu pritëm me zor për të ardhur ai ndryshimi i madh. Përgjithësisht kam qenë opozitare e çdo partie dhe mendoj se gjërat rregullohe3n duke i thënë gjërat.
Nuk kam qenë pjesë aktive e politikës, por kësaj rrudhë kam vendosur që të rri në vend dhe nuk dua që të ketë forca të jashtme që të më detyrojnë që të iki nga vendi. Unë dua të jetoj këtu dhe i kam njerëzit e mi këtu. Mendoj se erdhi koha për të dhënë kontributin tim.