Skandali me rindërtimin/ Berisha: Po pasurohen me fatkeqësitë e të tjerëve. Ky është diskriminim! Historia do të mbyllet brenda një viti! Sako, simbol i korrupsionit më shumë se Gjushi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në prezantimin e paketës së emergjencës nga një familje e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, u shpreh ashpër ndaj mënyrës se si po menaxhohet procesi i rindërtimit, duke e cilësuar atë si një skandal të pastër korrupsioni.
Berisha tha se po pasurohen ata që shfrytëzojnë fatkeqësitë natyrore për përfitime personale, ndërsa akuzoi për diskriminim politik të egër, duke theksuar se në këtë proces ka mafia mbi gjykatën dhe se asnjë nuk po merr atë që i takon me të drejtë.
Për më tepër, ai e cilësoi gjykatën dhe disa zyrtarë të tjerë si të korruptuar, duke theksuar se ata janë pjesë e një sistemi që shpërblen ata që paguajnë ryshfet, ndërsa viktimat e vërteta mbeten pa dëmshpërblim.
FJALA E BERISHËS
Pra, pasurim edhe në fatkeqësinë e të tjerëve. Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature. Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin.
Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën. Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta. Këtyre ua grabisin pa ua dhanë.
Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë. Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona.
Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi. Ndaj dhe 11 maji është përgjigjja. Jo vetëm kaq, por ata kanë hall se ti nuk jep ryshfet. Ata ia kanë dhënë paratë e tua dikujt tjetër, kurse këtij i thonë se i ke marrë paratë. Por gjykata ka faktuar se ti nuk i ke marrë paratë. Me 11 maj, kjo merr fund.
Me 11 maj u garantoj se kjo situatë merr fund menjeherë dhe shtëpia juaj dhe të gjitha shtëpitë që janë për meremetime do meremetohen me përparësi absolute. Do të ndërtohen aty ku janë për t’u ndërtuar të reja ku nuk mbajnë dhe duhet të prishen. Por, historia e tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti.
Se këta e kanë përdorur këtë histori për të vjedhur, për t’u pasuruar në mënyrë të tmerrshme. Imagjinoni ju Sakon, e cila tejkalon Gjushin. Ajo është një Gjush me pantallona, e cila nuk njeh asnjë limit në kodin etik të zyrtarit.
Është simbol i korrupsionit më shumë se Gjushi. Qindra e qindra familjeve nuk ua ka dhënë bonusin e qirave. Prej një viti e gjysmë nuk u jep bonusin e qirave.
Sepse këtu e kanë të zakonshme. Edhe rrogat nuk i japin në kohë më. Administrata vetë i vonon rrogat ndonjëherë edhe 10 ditë. Kjo sepse këta luajnë bixhoz me rrogat e qytetarëve. I përdorin për fitime në atë periudhë dhe qytetarët rrinë pa rroga.
Ligjin e zbaton siç do vetë ai. Absolutisht. Për mafien nuk ka ligj. Gjithë ky sistem i kalbur varet nga Edi Rama, i cili pasurohet vetë, kurse të rinjtë marrin rrugët. I cili pasurohet vetë, rrugët, banesat, shkollat, spitalet rrënohen.
I cili vjedh vetëm me ministrat e tij buxhetin, taksat dhe mban pensionet qesharake, pensione çnjerëzore.
Në qoftë se të vjen një fjalë ndërmend kur kujton qëndrimin e Edi Ramës ndaj pensionistëve, ai nuk meriton të quhet ndryshe veçse çnjeri. Pse? Si mund të jetojë një pensionist me pension 160 mijë lekë apo 150 mijë lekë, të përballojë të gjitha shpenzimet... Urdhëroni, këtij i vijnë 100 mijë lekë drita...
Kjo sepse i kanë dyfishuar. Ne do i përgjysmojmë tarifat e ujit, do ulim energjinë nga 85 që e bëri ky tani në 70. Pensionet, nuk do ketë pension nën 200 euro. Pensionisti që merr 120 euro, do marrë 200 euro.


