Rama ironizon opozitën: Bufi në rrjedhje të lirë! Ja emigrantët që rikthehen

Vetëm një ditë pas rikthimit nga Greqia, ku ftoi emigrantët të rikthehen në vend, Kryeministri ndau për ndjekësit në rrjetet sociale eksperiencën e një prej tyre që tashmë ka investuar.

Së bashku me vajzën, siç shihet dhe në material banesën e paraardhësve e kanë kthyer në biznes

Në takimet në Athinë dhe Kretë, Rama theksoi se emigrantët duhet të shfrytëzojnë mundësinë para se vendi t’i bashkohet unionit, pasi më vonë do të rritet vlera e pronës.

Përmes rrjeteve sociale  Kryeministrit Edi Rama vijoi ironitë me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Me anë të një video në “Facebook”, shfaqen disa bufa teksa në sfond dëgjohet zëri i kryedemokrati, i çili akuzon kreun e qeverisë se fshihet pas arrestimeve të opozitarëve, Rama i vendosi mbishkrimin “në rrjedhje të lirë”.