Arsenali dhe Wolves arrijnë fitore në shtëpi

Arsenali ka arritur të mposhtë Fulhamin në shtëpi me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Premier League.

Lajmi i mirë për “topçinjtë” është rikthimi i Bukayo Saka që edhe shënoi. Goli që zhbllokoi shifrat në këtë përballje u realizua nga Mikel Merino në pjesën e parë.

Saka u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të dhe arriti të shënojë gol pas shtatë minutash.

Arsenali vijon të ndjekë Liverpoolin kryesues me 9 pikë më pak se ta momentalisht. Wolves ka mposhtur në shtëpi West Ham me shifrat 1-0 falë golit të Larsen në pjesën e parë.

“Ujqërit” pozicionohen në vendin e 17-të të Premier League, ndërsa West Ham një vend më sipër.