VIDEO/ Mahnitëse, Trabzonspori thyen rekordin e Realit të Madridit në Champions
Trabzonspori U-19 mundi Interin e Milanos me rezultatin 1-0 në Youth League.
Ata e arritën këtë falë golit të Ekrem Terzi në minutën e 77′, duke eliminuar kështu italianët e tretë në turne, pas Juventusit dhe Atalantës.
Kjo arritje u realizua në një atmosferë të jashtëzakonshme, pasi 40.368 tifozë mbushën stadiumin ‘Papara Park’ dhe thyen rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga Real Madridi (32.000 spektatorë).
Një tribunë e mbushur plot që mbështeti ekipin pa pushuar gjatë 90 minutave. Interi nuk e shfrytëzoi një 11-metërsh të gjuajtur nga Topalovic në pjesën e dytë.
Portieri turk, Erol Can Çolak, e ndali atë në një mënyrë të shkëlqyer dhe u bë një nga më të dalluarit e ekipit vendas.
Ekipi turk tani do të luajë kundër Salzburgut më 25 prill në gjysmëfinale.
