Lewandowski në versionin ‘Messi’, Barcelona në këmbët e tij
Nëntë gola në ndeshjet e fundit, 38 gola gjithsej këtë sezon, që e shtyrë Barcelonën drejt kreut të klasifikimit.
Spanja po pyet veten për çelësin e rinisë së përjetshme të Robert Lewandowski-t: sulmuesi polak, 36 vjeç, po kalon një vit të ngjashëm me atë magjik te Bayerni në vitin 2019-20, kur fitoi ‘tripletën’ me ekipin bavarez.
Për kuriozitet, ai kishte në pankinë të njëjtin Hansi Flick që tani drejton ‘blaugranat’.
Pa dyshim, shkruan shtypi iberik, ai që po luan tani është Lewandowski më i mirë që Barça ka parë që nga ardhja e tij në sezonin 2022-23, ku fitoi La Liga-n dhe mori trofeun ‘Pichichi’, një çmim pritet ta fitojë edhe këtë vit.
Sulmuesi polak po regjistron shifra që e afrojnë me Messin në vitin 2019, me 29 gola në po kaq ndeshje.
Në Poloni thonë se lojtari ndihet shumë mirë fizikisht dhe se, pavarësisht moshës, nuk vëren asnjë ndryshim në lëvizshmërinë krahasuar me dy ose madje tri sezone më parë.
Ai beson se mund të shënojë ende shumë gola dhe të konkurrojë në nivele të larta dhe ruan të njëjtën ambicie.
