Berisha: Rama kopjoi programin e PD-së, s'i eci me zhaba e thithlopa... Mekanizmi i spastrimit etnik të këtij populli nga ky regjim bazohet mbi krimin, vjedhjen e tyre
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp denoncoi çmimet e larta të ndërtimit dhe ndikimin e korrupsionit dhe drogës në financimin e këtyre projekteve.
Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës për lidhjet me krimin e organizuar, duke theksuar se 80% e financimeve për kullat e ndërtuara vijnë nga burime jashtë sistemit bankar, duke përfshirë nëntokën.
Berisha i bëri thirrje për zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe kritikoi përfshirjen e disa individëve të njohur, si Suel Çela dhe Altin Hajri, në aktivitetet e paligjshme.
Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për shndërrimin e qytetit të Durrësit në një qendër për lojëra fati dhe shpërndarjen e narkotikëve.
Berisha paralajmëroi për ndikimin e krimit elektoral dhe shpërbërjen e demokracisë si pasojë e këtij fenomeni. Ai shpjegoi se mekanizmat e korrupsionit dhe krimit po shkatërrojnë popullsinë dhe po e detyrojnë të largohet.
Berisha në një konferencë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama kopjoi programin e PD
FJALA E BERISHËS

Absolutisht është e vërtetë ajo që thonë raportet ndërkombëtare, por ne i marrim gjërat siç janë. Së pari, këto çmime 10-fish, 20-fish, këto shkojnë të gjitha në çmimin e sipërfaqes së ndërtimit. Dhe nuk blen ndërtuesi, por blen klienti. Klienti nuk blen dot, qytetari nuk blen dot.
Së dyti, merri kullat që ne i quajmë monumente të drogës dhe korrupsionit. Është e faktuar që 80%, ose më shumë e financimit të tyre nuk vjen nga bankat, vjen nga nëntoka. Vjen nga nëntoka me bekimin e Edi Ramës.
A e dini ju kush është mëkëmbësja e Ramës për lejet dhe për projektet. Ajo është zonja Rroko. Motra e dy lejtnantëve të Suel Çelës. Faktikisht lejet e ndërtimit dhe projektet i menaxhon Edi Rama me Suel Çelën. Kjo është e vërteta.
Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Zero tolerancë.
Ata do të kenë atë fat që kanë pasur bandat në vitet 2005-2013. Sot ata janë të lirë, sot Suel Çela bën ligjin në lagjen e tij. E di e gjithë Elbasanit përveç ky Proda, ‘Matrixi’ i policisë dhe Dumani i Skapit, që nuk e dinë se ku ndodhet ai. Ai është i lirë.
Altin Hajri është i lirë dhe kërcënon njerëzit rrugëve.
Troplini drejton defakto portin dhe lojërat. Po e mbush Durrësin në të 4-anët me lojëra fati, që ndan të ardhurat me PS-në dhe Edi Ramën.
Bajrët po shndërrohen në një bankomat për shpërndarjen e narko-eurove sipas ligjit të bandës.
Pëllumb Gjoka nga qelia drejton banditët e tij në Velipojë.
Ta harrojë, mbi ta do të rëndojë i tmerrshëm krimi elektoral, ta mbajnë mend mirë.
Përveç krimeve të tjera, vepra më e rëndë kriminale, pas vrasjes do u konsiderohet krimi elektoral.
Kjo është pra, ne do i presim ato burime.
Si mundet të përballen njerëzit me rroga më të ulëta, me çmimet më të larta për strehimin, me çmimet më të larta për ushqimet. Ky është një mekanizëm i spastrimit etnik të këtij populli nga ky regjim që bazohet mbi krimin, vjedhjen e tyre.
Kopjimi i programit të PD nga Edi Rama, erdhi pas rënies dramatike të pikëve të tij në sondazhe, pasi shqiptarët e përcollën me neveri programin e tij për zhapinj, hardhucë, zhaba dhe thithlopa, e përcollën me neveri keqpërdorimin e bravës për të hutuar shqiptarët dhe konstatoi se shqiptarët janë të interesuar, jetësisht, për pensionet, rrogat, për luftën ndaj korrupsionit, pra për mirëqenien e tyre.
Ajo ç’ka mund t'u them shqiptarëve është se, në historinë e premtimeve, Edi Rama ka vetëm një rekord, mashtrim, mashtrim, mashtrim.
Dhe kur të gënjen njëherë, çdo njeri mund të gënjehet. Kur gënjen dy herë, ke gënjyer veten. Por po u gënjeve për të tretën herë është e tmerrshme, është njëlloj sikur të besosh gënjeshtrat e tua.
Ai që gënjehet tre herë ai, i lejon vetes të besojë gënjeshtrat e veta, atëherë nuk ka më faj Edi Rama këtu. Pse e them këtë? Nuk e them vetëm me 62 premtimet e tij të pambajtura, asnjë prej tyre.
300 mijë vende pune, heqje TVSH për ushqimet, legalizimet sikur Enveri të ngrihej nga varri nuk do të na pengojë, legalizime pa prishje dhe asnjëherë. Ulje të çmimit të energjisë elektrike, nga 77 në 95.
Zgjidhjen personalisht, se do të merrej personalisht me dy gjëra, me legalizimet dhe ujin e pijshëm.
Pra shqiptarët në memorien e tyre nuk gjejnë dot asnjë premtim të mbajtur nga Edi Rama. Vetëm mashtrim, mashtrim, mashtrim.
Vijmë tek premtimet e fundit. Para 15 muajsh kam dërguar në parlament ligjin për minimumin jetik, me qëllim që ky ligj të miratohej dhe të mos merrte karakter politik, unë përzgjodha minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO.
Pra ishte plotësisht kredibël se nuk kishte abuzim politik në përllogaritjen e tij. Pavarësisht se sot ka ministre që thonë se jetohet mirë me 140 euro.
Ata e mbajtën ligjin dhe betejë pas beteje, Rama e hodhi poshtë dhe nuk pranoi kurrë ta votonte.
Çfarë sillte ligji i minimumit jetik? Ligji sillte mes tjerash, në mënyrë automatike pensioni minimal 200 euro, sepse nuk mund të kishte pas vendosjes së ligjit të minimumit jetik, asnjë shqiptarë që merrte nën 200 euro.
Sot ka pensione të plota, minimale, në fshat 120 euro. Sot 57 për qind e pensioneve në Shqipëri janë të pjesshme e jo të plota.
Megjithatë, nëse Edi Rama do të provojë se nuk është një rrenc 2 metra, të thërrasim parlamentin dhe të votojmë ligjin. Të vijë nesër.
Grupi ynë parlamentar, deputetët tanë do lenë çdo gjë dhe do vijnë në parlament të votojnë ligjin.
Por nuk ka më keq se të tallesh, të mashtrosh njerëzit në nevojë.
Edi Rama kishte 8 miliardë euro në tavolinën e kryeministrit dhe la për pensionistët 16 mln euro. Ndaj të përdorësh për qëllime politike, vuajtjet, dhimbjet që u krijon me varfëri të tjerëve, rrezikon të marrësh ndëshkime shumë të rënda.
Pra e bëri krejtësisht për të shpëtuar nga pikët që po i fundoseshin, sepse mendoi se mund ti mashtrojë shqiptarët, Luli kështu, Luli ashtu. Zhabat, bretkosat, këto e ato.
Po e ndjek me interes. Pullat fiskale të kompanisë zvicerane kanë qenë pulla smart dhe ato nuk lejonin me detektorë ato zbulonin çdo kontrabandë.
Kanë qenë pulla me kod, pulla smart.
Këta, për t’i hapur dyert në të katër anët e kontrabandës, e morën dhe ia dhanë printimin e tyre, ndërmarrjes së prodhimit të letrave me vlerë, duke hequr çdo garanci që kishin.
Po e ndjek këtë. Kam dijeni që po tentohet të rikthehet me një emër tjetër, por ne po e ndjekim, jemi në dijeni të këtyre zhvillimeve.
Sidoqoftë unë shpalla çmimet dhe çmimet nuk ndryshojnë.
Pse ato çmime? Ato janë çmime të BE. 3 euro për 1 mijë pulla janë çmime të BE, nuk i kemi shpikur.
Ne do zbatojmë çmimet e BE, ta dijë edhe ajo kompania që interesohet, ne do zbatojmë këto çmime.
Ky premtim hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
Ai kopjoi, por unë këtu ua kam thënë, Shqipëria me këto rroga nuk pranohet në BE.
Rrogat janë një kriter shumë qenësor, i pashpallur.
Dhe ky e frenoi rritjen e rrogave.
Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter, dhe miqtë e mi në Komision dhe jashtë, e kishin pëlqyer këtë.
Se kjo është një pengesë, sikur të mos kesh asgjë tjetër, po i panë rrogat kaq të ulëta, thonë le se do vijnë të gjithë tek ne.
Pra, hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD. Pyeteni Ramën, a nuk the në tetor që ky është shkatërrimi, është fundi, është apokalipsi. Jo, nuk del me gazetarët.





