Civici: Ekonomia dhe pagat, çështjet kyçe në fushatën elektorale

Për të diskutuar mbi çështjet ekonomike dhe ndikimin e tyre në programet politike në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, i ftuar në studion e lajmeve, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte profesori i ekonomisë, Adrian Civici.

"Nisur dhe nga përvoja dhe tradita që kemi me fushatat elektorale, gjithnjë e më shumë ekonomia dhe elementët që lidhen me pagat, me konsumin, me investimet, me zhvillimet ekonomike dhe financiare të vendit po zënë kalin e britejës në këtë fushatë elektorale.

Po të kemi parasysh në një fushatë elektorale, ajo që propozohet është një lloj vizioni dhe një lloj stategjie përsa i përket perspektivës 4-vjeçare të qeverisjes. Është pastaj programi qeverisës që miratohet në Parlament nga Partia apo Koalicioni fitues, ai që detajon edhe detajet e politikave më të veçanta.

Në këtë aspekt është pozitive që në këtë fushatë elektorale shqetësimet kryesore dhe problematikat kryesore që ka Shqipëria është e lidhur me pagën minimale por njëkohësisht me minimumin jetik dhe me nivelin e ndihmave sociale dhe pensioneve. Natyrisht me pagën mesatare që është një sistem kyç në sistemin e pagesave dhe pastaj me radhë edhe treguesit e tjerë që kanë të bëjnë përgjithësisht me rritjen e të ardhurave, të punësimit dhe ato që lidhen me një kategori të dytë që mendojnë që akoma nuk është palosur si duhet", u shpreh Civici.