VIDEO/ Dëmtimi i Haaland është më serioz se sa dukej në fillim, shfaqet me paterica
Sulmuesi norvegjez Erling Haaland pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes çerekfinale të FA Cup kundër Bournemouth, gjë që e detyroi atë të largohej nga “Vitality Stadium” me paterica.
Haaland u largua nga loja gjatë pjesës së dytë, pak pasi shënoi golin e barazimit dhe për të gjithë ishte “faji” i Lewis Cook, i cili ra në kyçin e këmbës dhe e lëndoi atë.
Pas hyrjes së ekipit mjekësor u sinjalizua se ai nuk mund të vazhdonte ndeshjen, kështu që në vend të tij në lojë hyri Omar Marmoush, i cili tre minuta më vonë shënoi golin e fitores dhe i çoi Citizens në gjysmëfinale, ku do të përballen me Nottingham Forest.
“Nuk di ende asgjë, duhet të shohim”, ka qenë reagimi i parë i trajnerit të Cityt, Pep Guardiola, pas lëndimit të sulmuesit norvegjez.
Se çështja është e rëndë dëshmohet nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e cila “futi” alarmet në ekipin e “Qytetarëve”, teksa Haaland u largua nga stadiumi “Vitality” me ndihmën e patericave.
Erling Haaland seen leaving Bournemouth in a protective boot and crutches. ????
— City HQ (@City_HQs) March 30, 2025
???? via celebstarclips on TikTok. pic.twitter.com/ss0ck4baK8
