MotoGP, “Pecco” ngjit “Ducati”-n e tij për herë të parë në podiumin amerikan

Piloti italian i Dukatit fitoi vendin e parë në “MotoGP” në Amerikë pas rrëzimit të papritur të Marc Markuez. Pas tij u renditën Alex Markuez, që tani kryeson kampionatin me vetëm 1 pikë diferencë nga vendi i dytë

Francesco “Pecco” Bagnaia ka siguruar fitoren e tij të parë sezonale në MotoGP duke triumfuar në Çmimin e Madh të Amerikës.

Piloti italian i ekipit zyrtar Ducati ka përfituar nga rrëzimi surprizues i Marc Marquez, i cili po dominonte garën por u rrëzua në kthesën e nëntë, duke u detyruar të tërhiqej.

Pas Bagnaia-s ka përfunduar Alex Marquez me Ducati Gresini, ndërsa Fabio Di Giannantonio i ekipit VR46 ka siguruar një vend në podium, të parin e tij që prej fitores në Katar më 2023.

MotoGP, “Pecco” ngjit “Ducati”-n e tij për

Rrëzimi i Marc Marquez ka ndërprerë serinë e fitoreve të tij dhe ka befasuar të gjithë, sidomos në një garë ku pritej të dominonte.

Një gabim teknik, një hyrje tepër agresive në kthesë dhe një kontakt me bordurën i kanë kushtuar shtrenjtë, duke i dhënë rivaleve të tij një injeksion besimi.

Edhe pse kushtet atmosferike ishin të paqarta në fillim, me ndërrimin e gomave në minutat e fundit, ato nuk shpjegojnë dot tërësisht rrëshqitjen fatale të Marquez.

Në renditje, falë vendit të dytë, Alex Marquez ngjitet në krye të klasifikimit të përgjithshëm me 1 pikë më shumë se vëllai i tij Marc dhe 12 pikë më shumë se Bagnaia.

Franco Morbidelli përfundoi në vendin e katërt me VR46, edhe pse me mbi 7 sekonda diferencë nga vendi i tretë.

Pas katërshes Ducati, një paraqitje e shkëlqyer nga Jack Miller me Yamaha-n e ekipit Pramac që përfundoi i pestë, para Marco Bezzecchit me Aprilia-n zyrtare dhe Enea Bastianinit.

MotoGP, “Pecco” ngjit “Ducati”-n e tij për

Në top 10 u renditën gjithashtu Luca Marini me Honda-n zyrtare Ogura me Aprilia Trackhouse  dhe Fabio Quartararo me Yamaha-n zyrtare.

Kampionati botëror është më i hapur se kurrë, me diferenca minimale dhe një betejë emocionuese që sapo ka nisur.