Formula 1 thyen çdo rekord, konfirmohet sporti më i ndjekur në botë me më shumë se 800 milionë fansa
Formula 1 vazhdon të rritet globalisht, duke konsoliduar pozicionin e saj në krye të renditjes së sporteve më të ndjekur në mbarë botën.
Sipas analizës së fundit të kryer nga “Nielsen Sports”, numri i tifozëve arriti në 826.5 milionë në vitin 2024, me një rritje prej mbi 75 milionë krahasuar me raportin e fundit të fundvitit (+10%).
Strategjia e globalizimit miratuar nga Liberty Media nën udhëheqjen e Stefano Domenicali (i konfirmuar së fundmi si CEO deri në vitin 2029) po prodhon rezultate të prekshme ekonomike.
Kthimi i garës së Kinës këtë sezon kontribuoi në një rritje gati 40% të bazës së tifozëve vendas.
Rritje të ndjeshme pati edhe Kanadaja, prej 31.5%, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i fansave arriti në 52 milionë (+10.5%) falë edhe pranisë së tre garave (Austin, Miami dhe Las Vegas).
Një fakt domethënës ka të bëjë me përbërjen demografike të fansave: 41% e fansave janë gra dhe grupmosha 16-24 vjeç është grupmosha me rritjen më të shpejtë.
Seriali i Netflix “Drive to Survive” vazhdon të ndikojë pozitivisht në qasjen ndaj Formula 1.
35% e pjesëmarrësve në sondazh deklaruan një rritje të interesit falë serialit dhe 25% se u bënë fansa pasi e panë atë.
Rritja e popullaritetit të Formula 1 ka patur gjithashtu pasoja pozitive në nivel ekonomik.
Sponsorizimet e ekipeve kanë parë një rritje të konsiderueshme, me vlerën mesatare të marrëveshjes duke u rritur nga 2.87 milionë dollarë në 2019 në 5 milionë dollarë në 2024.
Rritja e partneriteteve të IT vazhdon, duke u rritur nga 3% në 20%, dhe shërbimet financiare, nga 2% në 17%.
