Simeone: Eliminimi i Atleticos nga Champions u vendos nga UEFA

Diego Simeone ende nuk është bindur që Atletico Madrid është eliminuar nga Champions League... 

I hidhëruar më shumë, pas barazimit në La Liga (1-1 në Espanyol) që i largoi pothuajse përfundimisht bardhekuqtë nga titulli, trajneri argjentinas u rikthye sfidës së dyfishtë me Real Madridin, duke iu referuar qartë penalltisë që Julian Alvarez, e anuluar nga një sinjal i VAR-it nga arbitri Marciniak.

“Ngrini dorën nëse e keni parë”, gjëmonte ai menjëherë pas bilbilit të fundit në Metropolitano. Më shumë se dy javë pas incidentit, 54-vjeçari është ende i zemëruar: "Në Champions League këtë vit ne bëmë mirë dhe mundëm Real Madridin. 

UEFA e vendosi, ne kishim kapërcyer Blancos dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi. Ne u eliminuam për shkak të një vendimi të arbitrit dhe UEFA-s për një prekje të supozuar të Julian". Koncepti është i qartë, i përsëritur disa herë në intervistat e bëra në një mbrëmje të hidhur të së shtunës.