Pas golit kuqezi, Myrto Uzuni shënon gol fitoreje për Austin FC edhe në MLS…

MLS luajti ndeshjen e fundit të fundjavës, një ndeshje për Grupin e Perëndimit.​​

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ishte protagonist edhe i takimit të zhvilluar në “Citypark” në Misuri, i cili u ndërpre në një moment për shkak të motit të keq.

Gjithsesi, pas golit ndaj Andorrës, sulmuesi shqiptar. ka shënuar edhe golin e vetëm të të gjithë duelit në të minutën e 33-të, duke e dërguar topin e Bukari në rrjetë.

Me këto tri pikë ekipi teksan i Austin ngjitet në vendin e dytë në Konferencën Perëndimore, ku në gjashtë ndeshje ka 12 pikë, një më pak se kryesuesit e Vankuver.