"Sylvinho është bërë më shqiptar se shqiptarët", Sulozeqi: Mos të aktivizosh Muçin është mëkat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2025, 22:30
Në “Ora Sport” Skerdilaid Sulozeqi gazetar tha se shpreso shumë që Silvinjo të bëjë atë që ka bërë në fillim, të mos pyes këta që ka këtu sepse është bërë më shqiptar se ç’duhet.
Suloqezi: Unë shpresoj shumë që Silvinjo të bëjë atë që ka bërë në fillim, të mos pyes këta që ka këtu sepse është bërë më shqiptar se ç’duhet. Të mos aktivizosh Muçin është mëkat. Ai ka strategjinë e vet, por për mendimin tim duhet të ingranojë lojtarë që më vonë do të mbajnë pesha.