"Besoji Zërit" filmi i të rinjve kundër dhunës dhe diskriminimit

Gjimnazistët në Pogradec kanë prezantuar filmin e tyre me mesazhin e qartë për të ndaluar dhunën dhe bullizmit. Thonë se gjithçka është marrë nga jeta reale dhe se mbështeten viktimat e fenomeneve negative

Sot kur familja shqiptare përballet me format e ndryshme të dhunës, përfshirë dhe bullizmin në shkolla, një gjimnaziste në Pogradec bashkë me moshatarë të saj kanë zgjedhur të reagojnë ndryshe. Përmes filmit "Besoji Zërit" pasqyrojnë realitetin dhe dënimin e fenomeneve negative

"Kam mbledhur të gjitha ato raste që kam parë në përditshmërinë tonë, që ndoshta nuk merren edhe masat e duhura për ti parandaluar si bullizmi, dhuna në familje, të gjitha këto bashkë i grumbullova dhe krijova këtë film ku nuk përfshihej vetëm një tematikë e vetme. Ne jemi të gjithë nxënës të gjimnazit "Gjergj Pekmezi" dhe ky projekt në fund do i mbetet shkollës".

Luçjana Bashalli: "Është e hidhur për ta pranuar por realiteti shqiptar është i mbushur me situata të tilla siç është dhuna në familje, diskriminimi i grave, bullizmi me të cilin hasen femrat dhe nga ana tjetër fakti që femrat e vetëmohojnë fuqinë e tyre përballë meshkujve, roli im ishte që t’iu jepja një mësim vajzave dhe t’iu kujtoj atyre se zëri i tyre është shumë i vlefshëm për këtë shoqëri".

Qëllimi i Kleas dhe gjimnazistëve të tjerë nuk ishte që thjeshtë të krijonin një film, por të jepnin mesazhet e duhura

"Brezi i ri mund të merrte shumë mesazhe nga kjo premierë, ky film i është dedikuar tërësisht atyre, çdokush mund të jetë i përfshirë dhe të rinjtë e sotëm, po edhe ata ndodhet në situata të tilla si aktorja në film"

Megi Bakollari: "Përballemi çdo ditë me situata të tilla dhe jo gjithmonë është shoqëria ajo që del në krah por në rastin e filmit tonë ne kemi dashur të përcjellim mesazhin që shoqëria të jetë gjithmonë aty, sepse janë vërtetë të rënda dhe ata që e përjetojnë e kuptojnë shumë mirë dhimbjen. Edhe titulli i filmit e përcjell mesazhin që duhet ti besojmë zërit, shoqërisë, familjes etj.".

"Dita ditës po dëgjojmë vrasje, vetvrasje nga bullizimi, ka shumë të rinj që nuk ndjehen mirë nga ana mentale si pasojë e bullizmimeve që marrin dhe ky film është ideal për mesazhet drejt femrës dhe kundër bullizmit".

Filmi "Besoji Zërit" ka pasur për autore dhe regjisore Klea Llakmanin dhe e gjithë kasta e aktorëve të përfshirë ishin të rinj të apasionuar pas aktrimit nga gjimnazi Gjergj Pekmezi.