Agjëron që prej moshës 20-vjeçare, Zejnati: Është një mundësi që të jesh sa më afër Zotit

Eduart Zejnati, 48 vjeç, ka agjëruar për here të parë në moshën 20 vjeçare.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar, ai ka mbajtur përkushtimin ndaj këtij akti fetar dhe thekson rëndësinë e tij në jetën shpirtërore.

Sot, ai është edhe një shembull për fëmijët e tij, të cilët kanë vendosur ta ndjekin atë dhe të agjërojnë për çdo vit, sipas dëshirës së tyre.

‘’Fëmijët shohin atmosferën që krijohet për Ramazan dhe vetë ata kërkojnë të agjërojnë. U duket diçka e bukur dhe e mirë’’.

Për Eduartin, agjërimi nuk është thjesht një akt i ndalimit të ushqimit dhe pijes, por një mundësi për të qenë më afër Zotit dhe për të jetuar në harmoni me veten dhe të tjerët.

‘’Agjërimi është një mundësi e mirë që besimtari të kuptojë si funksionon çdo gjë në tërësi. Është një mundësi që të jesh sa më afër Zotit’’.

Ai beson se agjërimi e bën atë më të mirë në çdo aspekt të jetës së tij, duke e ndihmuar të përmirësojë çdo moment të përditshëm.

Në vitet që kanë kaluar, ai ka ruajtur zakonin e faljes së pesë vakteve ditore, duke i kushtuar çdo ditë kohë për përkushtim dhe lutje.

Për Eduartin, muaji i Ramazanit është një periudhë reflektimi ndaj ka nje rendesi te madhe.