Mjeshtër i enëve prej balte! Agron Fusha: Zanati i poçarit të trashëgohet dhe të mos harrohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2025, 11:26
Agron Fusha, mjeshtër i enëve prej balte në Farkë të Tiranës, ruan me pasion një nga traditat më të vjetra artizanale. Pavarësisht kërkesës së ulët, ai apelon që zanati i poçarit të trashëgohet dhe të mos harrohet.
Agron Fusha është një prej mjeshtrave të prodhimit të enëve të baltës.
Kjo është punishtja e tij në Farkë të Tiranës, brenda të cilës ruan me pasion e përkushtim një traditat më të mira.
Me baltën bën art, me mjeshtri e durim.
Pavarësisht vështirësive që vijnë nga kërkesa e vogël për produkte tradicionale, Ai nuk ka hequr dorë.
Kërkon që zanati i poçarit të trashëgohet dhe të mbijetojë për brezat e ardhshëm.
Apeli i Mjeshtrit të baltës është që të ruhen traditat dhe arti i trashëguar nga paraardhësit.

