Ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan, At Aleks Ndoni: Ditë gëzimi për të gjithë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 12:25
Një ditë gëzimi për të gjithë e ka konsideruar At Aleks Ndoni, klerik i Peshkopatës së Tiranës, ceremoninë e ronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Joani, e cila mbahet në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë
“Sot është një ditë gëzimi për të gjithe ne. Për të fronëzuar ju si kryebariun tonë.
Zoti ju dhëntë shëndet që të përmbushni detyrën e madhe që iu është besuar!
Anastasi ishte model frymëzimi. Kryepeshkopi i ri bashkëpunëtor i ngushtë.
Kontribuoi përkrah tij për ringritjen e Kishës” tha ai.
