PO NDODH/ Fronëzimi i Kryepiskopit Joan/ Mbahet liturgjia e parë Kryepriftërore (VIDEO)

Nis në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, liturgjia e parë Kryepriftërore e Kryepiskopit Joan.

Pjesë e liturgjisë së parë është i gjithë Sinodi i Shenjtë.




Liturgjia e parë Kryepriftërore vjen pas Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Joanit në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, që u mbajt dje në orën 11:00.

Më 16 mars, Fortlumturia e tij Joani u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Zgjedhja u bë në Qendrën Sinodike, ku pas Liturgjisë Hyjnore filloi procesi i përzgjedhjes.

Kandidatët për Kryepiskop të Kishës Orthdhokse Shqiptare ishin Hirësi Joani i Korçës, Hirësi Dhimitri i Gjirokastrës dhe Hirësi Nikolla i Fierit.

Fortlumtira e Tij Joani u zgjodh Kryepiskop i i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, pas ndarjes nga jeta të hirësisë së tij, Kryepiskopit Anastas, më 25 janar në moshën 95-vjeçare.