Bernie Nolan humb betejën me kancerin, vdes në moshën 52-vjeçare
Këngëtarja dhe aktorja Bernie Nolan ka vdekur në moshën 52 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ylli në vitin 2010 kishte njoftuar se vuante nga kanceri i gjirit, por vitin e kaluar ajo kishte zbuluar se kanceri ishte shpërndarë në trurin, mushkëritë, mëlçinë dhe eshtrat e saj.

“Bernie ka ndërruar jetë këtë mëngjes me tërë familjen pranë saj. Familja ndihet e shkatërruar me humbjen e të dashurës Bernie, një gruaje të mrekullueshme, nënës së admirueshme dhe motrës së dashur. Ajo është e pazëvendësueshme. Miqësisht ata kërkojnë nga njerëzit që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë për ta”, ka thënë zëdhënësi i familjes.
Bernie u bë e njohur si këngëtare me grupin “The Nolans”, i njohur për hitin e bitit 1979 “I'm In The Mood For Dancing”.
