Rikthehet Pantera e Zezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2013, 11:10
Mbretëresha është kthyer.Në pasarelën e “Versace Haute Couture” në Paris, Naomi Campbell vjedh skenën e të gjithë të pranishmëve.
Edhe pse 43 vjeç, top modelja është gjithmonë e bukur dhe me një aftësi të madhe profesionale, duke dominuar pasarelën si asnjë tjetër.
Në javët e fundit Naomi ka qenë protagoniste e një intrige sentimentale. Pas fundit të marrëdhënies së gjatë me Vladimir Doronin, ajo ka hequr nga puna modelen kineze Lou Zilin nga agjencia e saj e modeleve, sepse kjo e fundit ka kaluar fund-javën me manjatin rus.
Por e thirrur nga mikesha Donatella Versace, për sfilatën më të rëndësishme të firmës, i hodhi pas krahëve thashethemet duke u transformuar në një yll të modës që të gjithë e njohin.