Rita Ora dhe Snoop Lion publikojnë videon "Torn Apart"

Videoklipi më i ri i këngëtares kosovare Rita Ora, "Torn Apart", një bashkëpunim me reperin Snoop Lion, është lansuar sot në internet.Kënga është pjesë e albumit më të ri të reperit amerikan, "Reincarnated", album i cili tashmë është në shitje.Videoklipi ishte xhiruar në Tajlandë në Janar të këtij viti. Në videoklip duket sikur dy artisët janë në një  ishull ëndrrash, një parajsë e vogël. Rita shfaqet përkrah Snoop Lion duke kënduar kërcyer, interpretuar dhe pikërisht janë këto imazhe të saj që kanë përcjellë një imazh shumë seksi të Ritës.22-vjeçarja ,e cila e di mirë se çdo të thotë të jesh e famshme pasi më pak se 2 vjet ajo ka triumfuar me çmime apo ka kryesuar listat e klasifikimeve muzikore, kësaj radhe me këtë klip shfaqet  tejet e përfshirë dhe ka ditur mjaft mirë të përcjellë shpirtin e stinës së nxehtë.Kjo video nga bashkëpunimi i Ritës me Snoop Lion, mund të ndiqet e plotë në kanalet “Vevo” dhe “YouTube” dhe pritet që të jetë edhe hiti i verës 2013.