Jessica Simpson bëhet me djalë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2013, 14:38
Jessica Simpson është bërë nënë përsëri pasi të Shtunën ajo ka lindur një djalë.Krijuesja e hitit "Irresistible" dhe i fejuari i saj Eric Johnson, kanë mirëpritur djalin Ace Knute, vëllanë më të vogël të vajzës Maxwell Drew.Zëdhënësi i saj ka thënë për “UsMagazine.com” se: "Ka arritur Ace Knute Johnson! Nëna dhe bebja janë shumë mirë. Jessica, Eric dhe Maxwell janë të mahnitur me anëtarin e ri të familjes së tyre".Simpson kishte konfirmuar shtatzëninë e dytë në muajin Nëntor, vetëm shtatë muaj pasi ishte bërë nënë për herë të parë.


