Çmimet “Bet Awards 2013”

Jamie Foxx, Nicki Minaj, Rihanna, Drake dhe Charlie Wilson, që të gjithë ishin fitues në ceremoninë e mbrëmshme “Bet Awards” që u zhvillua në “Nokia Theater” të Los Angelesit.Charlie Wilson fitoi Çmimin për Arritje Jetësore, ndërsa Nicki Minaj fitoi çmimin artisja e zhanrit hip-hop për të katërtën herë radhazi.Fituesja e medaljes së artë olimpike, Gabrielle Douglas, çoi në shtëpi dy çmime: Sportistja e Vitit dhe çmimin për Yjet e Rinj.Dy çmime fitoi edhe Drake: Videon më të mirë muzikore për "Started From The Bottom" dhe çmimin e Coca-Colas.Çmimet për të parën herë u organizuan në vitin 2001 me synimin për të promovuar minoritetet në art.Ceremonia këtë vit u drejtua nga komiku Chris Tucker.Will Smith, Samuel L.Jackson, Queen Latifah dhe Jamie Foxx, që të gjithë kishin udhëhequr ceremoninë në të kaluarën.