6 vjeçari që udhëtoi 5 km mbi makinë para se të rrëshkiste, në superstradë!

Kur je 6 vjeç jeta është një aventurë dhe eksplorim i vazhdueshëm, por për një 6 vjeçar këto fjalë u kthyen në realitet. Ai luante në furgonin e prindërve të tij që ishte parkuar në oborr dhe ishte ngjitur mbi të. Prindërit nuk e vunë re djalin e tyre dhe u nisën drejt superstradës të Alaskës. "Mendojmë se ai mbahej në atë pjesë të baxhasë ku kishte shufra" , tha zëdhënësja e policisë të Alaskës, Beth Ipsen për Anchorage Daily News, përpara se të shtonte se djali është shumë trazovaç ajo tha : Nuk është hera e parë që e bën diçka të tillë. Pas 5 km, djaloshi nuk mundi të mbahej më dhe ra në rrugë. Një motorrist e pa të gjithë skenën, ndaloi dhe e dërgoi në pikën e karburantit më të afërt ku më pas telefonoi policinë. Nëdrkohë, familjarë të djalit kishin lajmëruar që më parë se djali ishte zhdukur. Autoritete kontaktuan me prindërit të cilët u kthyen në pikën e karburantit. Për fat të mirë, aventurieri i vogël kishte vetëm gërvishtje dhe mavijosje të vogla. Policia nuk ka nisur ndjekje penale ndaj prindërve.