Shkencëtarët amerikan krijojnë “veshin bionik”

Shkencëtarët nga Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara kanë sjell një mjet të ri në kibernetikë: një printer 3 dimensional.Ky ekip hulumtuesisht kanë gjetur mënyrën për të printuar një copë veshi-silikoni, të përzier me qelizat e gjedhit, të mbushur me grimca argjendi, që bashkërisht formojnë një antenë.Si çdo antenë tjetër, edhe kjo mund të pranojnë radio sinjal.Veshi 3-D nuk mund të zëvendësoj atë të njeriut.Ai është dizajnuar për të testuar se çfarë mund të bëhet me teknologjinë e printimit 3-D në kibernetikë, e cila është fushë e kombinimit të indeve biologjike me ato elektronike.Profesori që drejtori këto hulumtime, Michaal McAlpine, thotë se ekipi i tij ka bërë një hap të vogël, por që puna e tyre do të çojë eventualisht në një lloj shqise të gjashtë digjitale për njerëzit, duke i dhënë trupit të njeriut një mundësi më shumë për t’u lidhur me pajisjet elektronike.