VIDEO/ Aksident i frikshëm në Durrës, makina del nga rruga e ndalet nga dyqanet, përfundon në spital 22-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 10:32
Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur te “Rruga e Dëshmorëve” në Durrës. Shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin pas kalimit të rrethrrotullimit, duke dalë nga rruga.
Si pasojë, automjeti është përplasur me një pemë, një automjet te parkuar dhe një biznes në afërsi, duke përfunduar në hyrjen e një pallati.
22-vjeçarja është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

