Zjarri përfshin një lokal në Vlorë, dëme materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2025, 21:22
Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes në fshatin Novoselë të Vlorës.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale ndërsa forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
