VIDEO/ Pamjet e para - Çfarë ndodhi në Kamëz? Policia: U plagos një 38-vjeçar! Gjetëm një gëzhojë në vendngjarje

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me raportimin se në Kamzë ka pasur të shtëna me armë.

Policia bën me dije se dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh, ku si për pasojë është dëmtuar me sende të forta  një 38-vjeçar. i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në njoftim theksohet se gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.